“Po studiojmë raportin e KE-së”, ambasadorja e Holandës komenton nga Shkodra procesin e çeljes së negociatave me BE-në

04/06/2021 09:45

Ambasadorja e Holandës në Shqipëri, Guusje Korthals Altes ka komentuar nga Shkodra nëse Shqipëria meriton çeljen e negociatave me BE-në.

Ajo është shprehur se Holanda është duke studiuar raportin që ka dërguar Komisioni Europian për progresin e Shqipërisë sa i përket anëtarësimit në BE dhe më pas mund të ketë një përgjigje.

“Faleminderit për pyetjen. Holanda në këtë moment është duke studiuar raportin që ka dërguar komisioni europian për progresin e Shqipërisë”, tha ajo.

Ambasadorja holandeze gjithashtu foli edhe për problemin e trafikimit të qenieve njerëzore duke theksuar se institucionet ligjzbatuese në Shqipëri duhet të bashkëpunojnë më shumë në mënyrë që të marrë fund fenomeni i pandëshkueshmërisë për trafikantët.

Zakonisht është një çështje shumë e ndjeshme dhe e vështirë për të folur për të dhe në këtë mënyrë kemi filluar të bashkëpunojmë me qendrën ‘Tirana Art’ për të filluar dhe për të përdorur artin si një mënyrë për të nisur diskutimin rrethe çështjeve të trafikimit. Edhe pse kemi përdorur artin sërish është e vështirë për të dalë dhe për të folur në mënyrë të hapur dhe pa droje për këtë çështje. Unë shpresoj që në do të vazhdojmë që të gjejmë mënyra për të folur dhe për të mbajtur të hapur diskutimin për çështjet e trafikimit dhe për të mbajtur të kapur sinjale sepse është shumë e rëndësishme që për gratë dhe vajzat e trafikuara të dëgjohen, të pranohen dhe mbi të gjitha të mos fajësohen për atë çfarë ju ka ndodhur”, tha ambasadorja.

A ka bërë Shqipëria progres në luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore?

Unë mendoj që rastet ose më mirë të themi të gjitha organeve ligj zbatuese të Shqipërisë dhe Holandës ka një bashkëpunim dhe ka pasur çështje të cilat janë adresuar si këtu si në Holandë, apo dhe vende të tjera. Në vitet e tjera bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Holandës mes organeve ligjzbatuese është fuqizuar , ne shpresojmë që do vazhdojë dhe më tutje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA