Muaji qershor ka ardhur me lajme të mira. Një ditë pas lirimit të masave, autoritetet shëndetësore njoftuan edhe mbylljen e spitalit “Shefqet Ndroqi” si spital “Covid 2” gjatë pandemisë.

Gazetarja Juli Ristani foli me qytetarët në kryeqytet, pas këtij lajmi. Ja si u shprehën ata:

“Një lajm i madh. Këtë kemi prit”.

“Mbaroi pandemi aq ishte. U arrit imuniteti I tufës tek ne. Populli është I lirë të heqë maskat, të dalin për qejf. Iku më e madhja dhe fare, nuk ka për të ardhur më. Unë e kalova Covid-in rëndë, por në shtëpi. Nuk shkova në spital. Mora doktor privat”.

“I dëgjova lajmet dje dhe lajmi që më bëri përshtypje dhe më mbeti në mendje është që u mbyll “Shefqet Ndroqi”. Ky është një sukses, Bravo!”

“Kemi patur të afërm të shtruar në atë spital. Disa ja dolën e disa jo. Ishte luftë e ftohtë kjo që përjetuam, por e kaluam me sukses”.

“Të shtruar nuk kam patur në atë spital. Lajme të mira presim tani, që të gëzojmë ne, të gëzojnë fëmijët tanë. Të shkojmë tek fëmijët që I kemi jashtë. Kam gati 1 vit e gjysmë pa shkuar tek vajza në Zvicër”.

“Jemi shumë të kënaqur, është gjë e bukur shumë. Presim për më mirë akoma. Unë po pres tani të iki të dal të shikoj fëmijët jashtë”.

“Shyqyr që shpëtuam. Ja hodhëm. Jemi të kënaqur, vaksinën e kemi bërë, jemi në rregull. Do Zoti na jep një çikë shëndet tani”.

“Po ku ka lajm më të bukur se ky. U gëzuam pa masë. Për gjithçka kemi shpëtuar. Për fëmijët nuk kemi më frikë”.

“U shëruan njerëzit. Rrofshin mjekët, infermierët e të gjithë punonjësit e mjekësisë”.

Top Channel