U dhanë 128 milion euro që rrugët nacionale të mos bllokoheshin.
Për këtë arsye, kompania ” Salillari” mori 13.7 milion euro. Por, rruga Sarandë-Vlorë u bllokua 4 muaj më parë. Mjaftoi një reshje shiu që gjysma e rrugës të shembej. Kjo rrugë nxori në dritë punimet pa cilësi të kompanisë “Salillari”.
Banorët e zonës thonë se nga përfaqësuesit e kompanisë dëgjojnë të njëjtin refren, që punimet do të përfundojnë këtë muaj. Ndër të tjera, ata shtojnë se me ardhjen e sezonit turistik, kjo rrugë e shembur do të shkaktojë trafik të rënduar. Sipas tyre, vonesa e rehabilitimit të rrugës do të dëmtojë turzimin.
Banorët e zonës thonë se disa ditë më parë janë parë në terren, inxhinierët e “Sallilarit”, por që prej ditës që është shembur rruga, të vetmet punime që ka bërë kompania, është vendosja e blloqeve të betonit.
Top Channel