Diçka nuk është aspak në rregull, thotë CNN: “Rrjeta e një alge detare që duket sikur të jetë aliene po mbyt të gjitha format e jetës në ujërat e Ngushticës së Dardaneleve në Turqi, ne pjesën që lidhet me Egjeun”.
Gazetarja e rrjetit televiziv amerikan flet për një lloj mukoze nënujore e cila po përhapet rrezikshëm. Nga lart, duket thjesht si shkumë e ndotur e në këtë zonë, ka ndodhur edhe përpara, por asnjëherë në këto përmasa, thotë ajo. Një shqetësim, i cili përmendet me forcë prej ditësh edhe në mediat turke.
Ato citojnë ekspertët të pohojnë se që kur u shfaq fillimisht tetorin e 2020-tës, i kanë kërkuar autoriteteve të veprojnë sa më shpejt për eliminimin e këtij problemi, i cili sa vjen e rëndohet. Duke fajësuar politikat e gabuara të menaxhimit të mbetjeve, ata nënvizojnë se ajo që po ndodh në det nuk është një katastrofë natyrale, por pasojë e veprimeve aktivitetit njerëzor.
“Deti i Marmarasë është kthyer në një det të vdekur. Duhet ta shpëtojmë sa nuk është vonë”, tha shkencëtari Erol Kesici, i cili thekson se niveli i oksigjenit në këtë det është ulur shumë, e nëse ndërmerren veprime tani, do të duhen 5 apo 6 vjet për ta nxjerrë detin nga kjo gjendje kome, siç e quan ai.
Top Channel