E rëndë në SHBA, gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares së zhdukur që në tetor, hetimet e policisë zbulojnë se u vra nga… nëna e saj 24/12 11:50
Kryeministri britanik, Boris Johnson ka marrë, sot, dozën e dytë të vaksinës ‘AstraZeneca’ kundër Covid-19 në Institutin Francis Creek në Londër.
Lajmin e ka bërë publik Downing Street, ku ndër të tjera shtohej se Johnson e mori dozën në 19 Mars dhe më pas u bëri thirrje bashkëqytetarëve të tij, që të bënin të njëjtën gjë.
Kryeministri 56-vjeçar u shtrua në spital vitin e kaluar në një Njësi të Kujdesit Intensiv dhe kishte nevojë për ndihmë në frymëmarrje, pasi komplikacionet e covid e çuan atë në gjendje të rëndë.
Por falë përkujdesit të mjekëve ai arriti që t’ia dilte mbanë.
Top Channel