Transportuesja gjigande iraniane fundoset pas zjarrit në bord në Gjirin e Omanit (fotot)

02/06/2021 16:06

Një nga anijet më të mëdha të Iranit ka marrë flakë mbremë dhe është fundosur sot në Gjirin e Omanit, raportonjne mediat nderkombetare dhe ato iraniane.

Transportuesja Kharg, mjeti 220 metra i gjatë ndihmese e marines, ishte furnizuese e mjeteve detare në lundrim, por u përfshi mbrëmë nga flakët, pas një defekti teknik në një prej sistemeve, gjatë manovrave stërvitore, thane zyrtaret.

Të gjithë 400 anëtarët e ekuipazhit dhe vizitorët në bord u evakuan, tha ushtria iraniane, para se zjarrfikësit të punonin për të shuar flakët.

Por ata nuk arritën të shpëtonin anijen e cila u fundos mëngjesin e sotëm pranë portit të Jask “pas 20 orë përpjekjesh të dedikuara të grupeve të punës për ta shpëtuar”, thanë zyrtarët iranianë.

Nuk është i qartë shkaku i nisjes së zjarrit por mjetet transportuese dhe ushtarake iraniane janë bërë shpesh objekt sulmesh nga Izraeli muajt e fundit mes marrëdhënieve të këqija mes dy vendeve.

FOTO GALERI
1/9
Nuk është i qartë shkaku i nisjes së zjarrit por mjetet transportuese dhe ushtarake iraniane janë bërë shpesh objekt sulmesh nga Izraeli

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA