Historiani Neritan Ceka ka folur për rishkrimin e historisë në emisionin “Open” duke thënë se nuk duhet të paragjykohet grupi i punës dhe e cilëson si të pavend debatin për politizimin.
Sipas Cekës, nuk duhet të paragjykohet mënyra e zgjedhjes sepse kushdo që i përket grupit të punës vjen nga studime të shumta dhe i jep një tjetër frymë.
Ceka: Grupi i punës nuk mund të paragjykohet sepse janë të gjithë nga institucione të ndryshme, nuk janë vetëm nga Universiteti sepse Akademia nuk e ka mundësinë ta japë një staf të tillë. Shumë pak janë akademikë të mirëfilltë dhe pjesa tjetër vijnë nga institutet dhe nga universitetet. Nuk paragjykohet dhe mënyra e zgjedhjes. Mua personalisht mu ngarkua që të gjejë persona që do shkruajnë historinë e antikitetit, kam gjetur më shumë se sa duhet, megjithatë i dhamë një frymëmarrje më të gjerë duke mos u nisur nga paragjykimi.
Unë e ndjej veten jashtë cdo paragjykimi por duke u nisur nga teksti, nuk do të jetë Bibla e historisë së Shqipërisë. Të tjerë mund ta shkruajnë këtë histori, por kur vjen nga akademia ka këtë origjinë, që vjen nga kompetenca, vjen nga studime të shumta dhe kjo mundësohet dhe për periudhën e antikitetit. Janë 7 persona. Debati për politizimin në përgjithësi më duket pa vend sepse praktika e një hartimi të një teksti normativ nga Akademia nuk është përvetësuar apo bërë nga një grup i ngushtë, është përhapur në institucione të ndryshme, përzgjedhja nuk i është dhënë kryesisë së akademisë. Përzgjedhjen e kanë bërë kompetentë për secilën periudhë.
Top Channel