Qarkullonin më armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë në Tiranë, njëri prej tyre me precedent të mëparshëm për plagosje Nuk kaluan 24 orë dhe opozita mori goditjen e dytë në Kolegjin Zgjedhor për rezultatin e 25 Prillit. Zgjedhjet në Vlorë nuk do përsëriten.
Para vendimit Gjyqtari Asim Vokshi vuri në provë përfaqësuesin ligjor të PD Ivi KAso, kur i kërkoi të sillte një rast ku zgjedhjet ishin rrëzuan me vendim gjykate, por juristi demokrat nuk kishin asnjë të tille.
Asim vokshi: A keni një precedent kur zgjedhjet janë rrëzuar me vendim gjykate?
IVI KASO- Ne vlerësojmë se shkeljet kaq të renda nuk mund tu përgjigjeshim veçse me një kërkesë për pavlefshmëri. Rasti Vlorës ashtu sikurse i Durrësit specifik se aty kandidonte kryeministri dhe gjithë makineria shtetërore u vu në dispozicion për maksimilizimin e votave për PS.
Opozita nuk u suprizua nga verdikti që për ta ishte i paracaktuar. Edhe pse paditë e tyre po rrezohen një nga një, kanë vendosur të mos tërhiqen.
Përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso ka reaguar për mediat pas vendimit të Kolegjit Gjyqësor Zgjedhor ku tha se këto vendime nuk e dekurajojnë PD dhe opozitën.
‘’Pati debat të gjatë për domosdoshmërinë e administrimit të provave, përpara dhe përgjatë. Me keqardhje them se është shans i humbur, por nuk dekurajohemi.
Çdolloj shkelje të ligjit e cila e ka influencuar dhe deformuar vullnetin e zgjedhësve. Është bërë e njohur që shqiptarët nuk votuan dot të lirë e të shpreheshin të lirë me votë.
Unë e kam thënë dhe më parë, detyrimin për transparencë e kemi jo vetëm për ata që na besuan. Procesi zgjedhor duhet të çlirohet nga gjithë fenomenet negative. Detyrimi për transparencë vijon të jetë i pandryshuar, përsa kohë të kemi një Gjykatë për t’u ankuar, do i shkojmë deri në fund për të hedhur dritë mbi çdo lloj shkeljeje. ‘’- tha Kaso.
Top Channel