Dosja “Mediu” në SPAK dhe GJKKO/ Gjykata e Lartë ka revokuar vendimin e pushimit të çështjes për ish ministrin e Mbrojtjes

01/06/2021 19:31

Dosja për ish ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili është nën hetim për tragjedinë e Gërdecit, është dërguar në Gjykatën e Posaçme për anti Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Gjykata e Lartë ka revokuar kete të martë vendimin e pushimit të çështjes dhe njëkohësisht ka shpallur mos kompetencën duke dërguar aktet pranë Gjykatës së Posaçme, e cila sipas burimeve te sigurta te Top Channel do te thotë se menjehere sapo aktet te dorëzohen ne GJKKO, ajo duhet te shprehet brenda nje muaji nëse do ti jape po jo leje SPAK-ut per te nisur hetimet per ish ministrin e mbrojtjes.

Me vendimin e Gjykatës së Lartë, dosja e Gërdecit konsiderohet e hapur dhe në varësi të vendimit që do të jepet ne hetim mund të përfshihen edhe persona të tjerë.

Për vrasjen e 26 viktimave në Gërdec prokuroria e përgjithshme kishte përfshirë në padinë e saj edhe ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu. Hetimi ndaj tij u realizua pasi Kuvendi në vitin 2008 dha lejen që Mediu si deputet të hetohej. Por pas zgjedhjeve të vitit 2009, u gjet një procedurë për ta shpëtuar Mediun nga përgjegjësia. Gjithçka ndodhi në një skemë ku duket se u bënë bashkë të gjithë, politika, prokuroria, dhe gjykata për të mos e çuar përgjegjësinë në nivelet më të larta, ndersa saga e gjyqeve të tragjedisë së Gërdecit përfundoi me dënimin e disa personave të cilët tani që të gjithë janë në liri. Në shtator të vitit 2009, pak muaj pasi Mediu ishte rizgjedhur deputet, në Gjykatën e Lartë zhvillohet një gjyq.

Kërkuese ishte prokuroria që kishte ngritur akuzë për shpërdorim detyre ndaj ministrit Mediu. Por para kolegjit të gjykatës së lartë, avokatët e ish ministrit kërkuan që të ndalohej çdo proces për shkak se Mediu kishte rikonfirmuar imunitetin e tij si deputet. Këtë argument e mbështetën tre nga pesë gjyqtarët e gjykatës së lartë. Në fund shumica fitoi. Gjyqtarët që mbyllën çështjen e Gërdecit dhe nuk lejuan që edhe politika të jepte llogari për atë tragjedi që u shkaktua nga korrupsioni, tashmë janë janë jashtë sistemit të drejtësisë. Para disa ditësh, SPAK i kërkoi Gjykatës së Lartë që të rinisë çështjen ndaj ish ministrit Fatmir Mediu për çështjen e Gërdecit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA