Parisi ndalon anglezët/ Dynden drejt plazheve franceze, por u vihen kufizime për të izoluar variantin indian  

31/05/2021 19:50

Në një shenjë në dukje, reciprociteti, pas gjermanëve janë francezët që kufizojnë britanikët të udhëtojnë drejt kontinentit, për siç thuhet nga shqetësimi nga përhapja e variantit indian të covidit. Britanikët do duhet të bëjnë tampon kur shkojnë, të karantinohen një javë, si dhe të japin “arsye të forta” për shkuarjen në Francë.

Ndërkohë Franca njësoj si Shqipëria është në zonën e verdhë dhe shtetasit e tyre do duhet të karantinohen dy javë, si edhe gjermanët të cilët ua kanë kthyer me të njëjtën monedhë britanikëve kohën e karantinimit.

Udhëtimi përmes Francës do lejohet vetëm per shtetasit e BE-se dhe shtetasit francez ose ata që udhëtojnë për arsye esenciale, fakt ky që e bën akoma më të dyshimtë këtë vendim, a thua se këta të fundit nuk infektojnë ose transmetojnë virusin njësoj si britanikët kur dalin nga Britania.

Por një lajm i tillë padyshim përbën një lajm të keq edhe për shumë shqiptarë që kanë planifikuar të udhëtojnë drejtë atdheut me makina përmes Francës për pushimet e verës.

Ndërkohë që përmendet rreziku i përhapjes nga britanikët të variantit indian, shifrat nuk e suportojnë një pretendim të tillë, ndonëse ka rritje infektimesh në vend por numri i vdekjeve mbetet mjaft i ulët, poshtë shifrës dhjetë veta në ditë, ndërkohë vazhdon vaksinimi me dozën e dytë të të gjithë britanikëve mbi 50 vjeç e sipër.

Sakaq, britanikët këtë fundjavë, dhe sot që është ditë pushimi, edhe për shkak të motit mjaft të nxehet i janë drejtuar plazheve masivisht dhe çdo bisedë për kovidin, ndryshe nga disa muaj më parë, sot tingëllon, jashtë kohe dhe konteksti. Por sesa do ndikojnë shifrat në të ardhmen për rritjen e infektimeve dhe daljen përfundimtare të Britanisë nga pandemia, siç është planifikuar me 21 qershor kjo mbetet të shihet edhe pse është kërkuar si masë sigurie shtyrja e kësaj date për disa javë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA