Korçë, muzeu oriental/ Koleksione nga lindja e largët, unike në rajon

31/05/2021 12:31

Muzeu Bratko në Korçë, i vetmi muze në Ballkan i këtij lloji që mban një larmi objektesh të kulturës orientale është vlerësuar nga ambasada japoneze me certifikatë nderi.

Muzeu ka një fond të pasur prej 500 objektesh që i përkasin shek 12 -19, të cilat iu dhuruan qytetit nga Dhimitër Mborja.

Veshje samurai koleksion shpatash objekte nga Tibeti nga Burma etj, të grumbulluara gjatë gjithë jetës nga bamirësi ju dhuruan qytetit duke i dhënë formën e një muzeu unik në rajon.

Pas hapjes nga Pandemia shifra e vizitoreve është përmirësuar ndërsa vend krah objekteve të ekspozuara ka zënë edhe një instalacion me 1500 origami punuar nga nxënësit e shkollave të Korçës.

Top Channel