Superoperacion antidrogë në Krujë/ Laborator kanabisi me llamba e tuba! 16 të arrestuar, 24 në kërkim (Pamjet)

30/05/2021 10:38

Një laborator i përshtatur me llamba, tuba e alumin për kultivimin e kanabisit funksiononte në Krujë, ku ‘të punësuar’ ishin anëtarë me lidhje familjare.

Dhjetëra policë antidrogë janë organizuar në operacionin e quajtur “Agimi” , ku arrestuan 16 persona, mes tyre edhe dy gra.

Bazuar  në të dhënat e mbledhura nga  monitorimet me drone, avion dhe nga qytetarë të zonës, janë kontrolluar  sera, magazina, banesa e zona të pyllëzuara në zonën e Niklës, Halil dhe Arramerras të rrethit Krujë.

Si rezultat u sekuestrua laboratori që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa,  kubikë dhe fidanë canabis, 5 automjete dhe prova të tjera materiale.

Laboratori i drogës është në pronësi të Xhavit Kullaj dhe Dashamir Kullaj, banues në Halil, babë e bir, të cilët u arrestuan.

Të arrestuarit e tjerë janë Asllan Deliu, 27 vjeç, banues në Nikël; Marsel Loci, 20 vjeç, banues në Larushkë. Eldi Kaceli, 18 vjeç, banues në Qerekë; Indrit Kullaj, 33 vjeç, banues në Arrameras; Dashamire Deliu, 49 vjeçe, banuese në Nikël; Musait Vathi, 16 vjeç, banues në Halil; Ferit Kullaj, 34 vjeç, banues në Halil; Erlind Almeta, 30 vjeç, banues në Halil; Fetije Kullaj, 56 vjeçe, banuese në Halil; Refik Deliu, 53 vjeç, banues në Halil; Erjon Deliu, 26 vjeç, banues në Halil

Në pranga janë vënë edhe Kryeplaku i fshatit Halil, shtetasi Flamur Halili, 61 vjeç, si  dhe dy punonjës të OSHEE-së, Ervin Perlica, 32 vjeç, dhe Sokol Kullaj, 32 vjeç,  banues në Halil për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Pjesë e kultivimit kanë qenë edhe E.L., 17 vjeç, banues në Larushk, i cili është vënë nën hetim bashkë me G.C., 70 vjeç, banues në Halil, Kryeplak i fshatit Halil dhe H.Xh., 78 vjeç, banues në Halil, Kryeplak i fshatit Nikël.

Janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 24 shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë në aktivitetin kriminal.

Policia e Shtetit

Finalizohet operacioni policor anticanabis i koduar “AGIMI”. Operacioni i drejtuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Në operacion  Renea, FNSH e Tiranës dhe e Fierit dhe DVP Durrës. Arrestohen 16 persona, shpallen në kërkim 24, si dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë. Strukturat e Policisë së Shtetit, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim  parandalimin e kultivimit të canabisit kanë zhvilluar me sukses operacionin policor të koduar “Agimi”,  në zonën e Niklës, Halil dhe Arramerras të rrethit Krujë. Bazuar  në të dhënat e mbledhura nga  monitorimet me drone të kryera  nga Policia e Shtetit dhe nga  ajëri të kryera me avion nga  GDF, si dhe mbi bazën e informacioneve policore të marra më parë,  shërbimet e policisë  kanë kontrolluar  sera, magazina, banesa e zona të pyllëzuara. Si rezultat u sekuestrua një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa,  kubikë dhe fidanë canabis, 5 automjete dhe prova të tjera materiale. Janë vënë në pranga për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” në bashkëpunim,  shtetasit Xh.K.,  dhe D.K., , banues në Halil,(babë e bir) pasi  gjatë kontrollit të ushtruar në pronën e tyre, u konstatua një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa. Gjatë operacionit policia gjeti fidanë canabis  të kultivuar në sera  dhe në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit A.D., 27 vjeç, banues në Nikël; M.L., 20 vjeç, banues në Larushkë. E.K., 18 vjeç, banues në Qerekë; I .K., 33 vjeç, banues në Arrameras; D.D., 49 vjeçe, banuese në Nikël; M.V., 16 vjeç, banues në Halil; F.K., 34 vjeç, banues në Halil; E.A., 30 vjeç, banues në Halil; F.K., 56 vjeçe, banuese në Halil; R.D., 53 vjeç, banues në Halil; E.D., 26 vjeç, banues në Halil. Në pranga janë vënë edhe Kryeplaku i fshatit Halil, shtetasi F.H., 61 vjeç. Si  dhe dy punonjës të OSHEE, shtetasit E. P., 32 vjeç, dhe S. K., 32 vjeç,  banues në Halil për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shkak të moshës i shtetasve. E.L., 17 vjeç, banues në Larushk ; G.C., 70 vjeç, banues në Halil, Kryeplak i fshatit Halil dhe H.Xh., 78 vjeç, banues në Halil, Kryeplak i fshatit Nikël. Janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 24 shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë në aktivitetin kriminal të sipërpërmendur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

 

FOTO GALERI
3/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA