Jakup Keraj, mjeshtri i portretit/ Sonte në Exclusive një dokumentar për piktorin shqiptar

30/05/2021 13:07

Emisioni “Exclusive” në Top Channel transmeton sot një dokumentar për jetën dhe veprën e mjeshtrit të portretit, Jakup Keraj.

Të afërm të piktorit dhe artistë të fushës flasin për personalitetin e tij dhe përkushtimin ndaj punës.

Thanas Papa, skulptor: Jakupi ishte shumë i prekshëm.Edhe na prekte dhe ne me atë gjendjen e tij se disa herë e gjenim dhe të përlotur;ca ke Jakup?Kam harruar fytyrën e nënës…

Nezi Keraj, gruaja e artistit: …më bënte përshtypje që ishte tip shumë i qetë, punonte dhe gjithë kohën e kishte te familja dhe te arti, ..ishte shumë i dhënë pas pune, i pëlqente shumë.

Muntaz Dhrami, skulptor: Shumë i dashuruar me punën, shumë i dashuruar me pikturën… Qe një portretist i shkëlqyer, një piktor me dhunti shumë të mira koloristike.

Albana Keraj, e bija e artistit: …Ai ka qenë shumë liberal në kuptimin e mirë të fjalës, p.sh., ai na mësonte të kërcenim; ai thoshte femra duhet të din me kërcy,.. e kishte shumë dëshirë kët..

Ferid Kola, skulptor: Tërhiqet nga shpirti, jo nga ajo që thërret mendimi, mendimi thërret politikanët për të fitur pare. Artistii shkretë shkon drejt shpirtit dhe sakrifikon.

Zef Paci, studiues arti: Ajo ç’ka më bënte përshtypje si person, një thjeshtësi e jashtëzakonshme.

Të dielën në 20.15 në Exclusive

Jakup Keraj, mjeshtri i portretit

Top Channel