Boris Johnson, është martuar për herë të tretë këtë të shtunë pasdite, në një ceremoni tepër sekrete, ku kanë marrë pjesë 30 të ftuar.
Kryeministri 56-vjeçar është martuar me të fejuarën e tij 33-vjeçare, Keri Simends, me të cilën kanë një djalë, Wilfred, të lindur në kulmin e pandemisë sapo Johson doli nga spitali ku ai mendohej fillimisht se nuk do i mbijetonte Covid-it prillin e kaluar.
Çifti ishin fejuar në një ishull të Karaibeve, vitin e kaluar.
Boris Johnson është martuar tre herë, të parën herë kur ka qenë 23 vjeç, në vitin 1987. Më pas ai martua me Marina Wheeler në vitin 1993, por u ndanë në vitin 2018. Ata kanë dy vajza dhe dy djem, me e madhja 26 vjeçe dhe me i vogli 20 vjeç.
Por, Boris Johnson ka edhe një fëmije tjetër, nga një marrëdhënie jashtëmartesore me Stephanie Macintyre, një konsulente për çështjet e artit.
Kryeministri Johson ka pasur tre marrëdhenie jashtëmartesore gjatë martesës së tij të dytë, atë më të gjatën që zgjati 25 vjet.
Deri në ceremoninë e djeshme, çifti kanë qenë të paret që kanë jetuar të pamartuar në selinë e kryeministrise britanike, Downing Street, ku ata jetonin në një apartament në katin e sipërm të zyrës së kryeministrit.
Boris Johnson bëhet praktikisht i dyti kryeministër britanik në 199 vite, që martohet në kohën që është në këtë post, pas Lordit Liverpul, ish-kryeministër i Britanisë, i cili u martua me Mary Chester në vitin 1822.
Top Channel