Tifozët e Chelsea e Man City përleshje ordinere në Porto/ Policia portugeze përdor shkopat e gomës para finales së Champions (fotot)

29/05/2021 15:10

Grupet rivale të futbollit anglez vijuan sot përleshjet me policinë në rrugët e Porto para finales së shumëpritur të ‘Champions League’ sot në mbrëmje.

Tifozët e skuadrave angleze të Manchester City e Chelsea luftuan me njëri-tjetrin përgjatë brigjeve të lumit Douro në qytetin veriperëndimor, në trazirat e nxitura nga alkooli me lëshime stolash e grushtesh në baret e qytetit.

Të armatosur me flamurët e skuadrave të tyre, tifozët anglezë nuk donin t’ia dinin për distancim social teksa lëshonin fishekzjarre e objekte të ndryshme ndaj njëri-tjetrit, pas një dite të ngarkuar me pije alkoolike.

Në pamjet e publikuara shiheshin qindra fifozë të zhveshur nga mesi e lart që brohorisnin para finales në stadiumin Dragao, ku normalisht luan skuadra vendase e FC Porto.

Deri në 16,500 tifoze do të pranohen në stadium, me nga 6,000 bileta për secilën skuadër finaliste, teksa të tjerat janë shitur për delegatët e UEFA-s, sponsorët dhe sportdashësit e rregullt në Portugali.

Por mijëra të tjerë që nuk kanë bileta kanë zbritur në qytet dhe pritet të shkaktojnë trazira kur baret pritet të mbyllen në 10.30 të darkës prej regullave të koronavirusit, thuajse një orë përpara mbylljes së ndeshjes që nis në 21.00

FOTO GALERI
2/20

Top Channel