Biden synon rimëkëmbjen e ekonomisë amerikane me një buxhet ambicioz

29/05/2021 03:36

​Presidenti amerikan, Joe Biden synon të “rikrijojë” ekonominë amerikane, me një propozim të buxhetit të vitit 2022 prej 6 trilionë dollarësh, me shpenzime që do të frynin borxhin e vendit në një nivel të paparë.

Edukimi, shëndetësia, infrastruktura, ndryshimi i klimës, këto janë disa nga përparësitë e zbuluara në këtë projektbuxhet të parë të presidentit amerikan, që janë në vazhdën e premtimeve të tij të fushatës dhe linjat kryesore të paraqitura në fillim të prillit, raporton ATSh.

“Ne duhet të shfrytëzojmë momentin për të rikrijuar dhe rindërtuar një ekonomi të re amerikane, që investon në premtimin dhe potencialin e çdo amerikani”, tha Biden në një mesazh për Kongresin.

COVID-19 e zhyti SHBA-në në krizën e saj më të keqe ekonomike që nga vitet 1930 dhe ndërsa ekonomia e parë ka filluar të rimëkëmbet, ajo është ende larg niveleve parapandemike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA