Tragjedia vijon/ Nëna 44 vjeçare humbet djalin e dytë nga kanceri në tru, një vit pasi burri i vdiq nga sëmundja (fotot)

28/05/2021 21:39

Një nënë në dhimbje, ka treguar së fundmi sesi humbi djalin e dytë nga kanceri i trurit, një vit pasi humbi bashkëshortin e saj, vitin e kaluar në Britani.

Pesë-vjeçari Milo Hughes, nga Dunnington, vdiq kësaj jave, pasi vëllai i tij nëntë vjeçar  Oscar kishte ndërruar jetë nga një tumor në tru në vitin 2014.

I vogli u bë anëtari i tretë i familjes Hughes që humbet jetën nga tumori në tru, teksa babai i tij ndërroi jetë në 2020.

Tragjikisht, teksa familja po përgatitej për funeralin e babait 49 vjeçar Hughes, Milo u diagnostikua edhe vetë me tumor në kokë.

Marie thotë se ajo dhe vëllezërit e Milo-s, Seb e Lucas ishin me vëllanë e tyre “të bukur e të lumtur Milo”, duke e rrethuar me dashuri para se të vdiste kësaj jave, madje edhe duke qeshur me të.

Tumorët e trurit prekin rreth 5,500 njerëz në Britani çdo vit, dhe faktorët e tyre të riskut përfshijnë moshën, gjenetikën, stilin e jetesës dhe mjedisin.

Gruaja thotë: “Jemi të gjithë të trishtuar, por kujtimet e mrekullueshme që kemi na e zbusin disi dhimbjen që ndjejmë. Vërshimi i dashurisë nga miqtë e familjarët tanë ka qenë shumë i madh. Të gjithë flisnin se sa i mrekullueshëm Milo ishte.”

Milo ishte diagnostikuar të vuante nga disa tumore në tru, disa javë pas funeralit të bashkëshortit të saj Ian, i cili vdiq nga tumori glioblastoma.

Djali i çiftit Oscar, kishte vdekur në 2014, në moshën nëntë vjeçare, megjithë trajtimin e gjatë të kemioterapisë kundër tumorit meduloblastoma.

Ian kishte ndihmuar Marie të përballej me sëmundjen e gjatë të birit e më pas me vdekjen e tij, madje kishte ngritur një bamirësi për të ndihmuar të tjerë fëmijë që vuajnë nga kjo gjendje.

Marie tha për rrjetin York Press se Milo megjithë humbjen e flokëve, dukej si një djalë i shëndetshëm dhe aktiv.

Por më vonë u zbulua se tumoret e shumëfishtë në kokë krijonin presionin që gjithashtu i shkaktoi humbje të pjesshme shikimit dhe të dëgjimit në njërin vesh.

Ajo tregon se Milo një natë i kishte thënë “Nuk dua të vdes mama”, dhe ajo nuk mund t’i premtonte asgjë.

“Por më pas kishin momentet tona të mrekullueshme kur tregonim sesa shumë e donim njëri-tjetrin. Momentet kur ai më mbante kokën me duart e tij të vogla dhe më thoshte se isha nëna më e butë në botë, e se donte të më puthte përgjithmonë. Unë i thoja se ishte djali më i guximshëm që kam njohur, dhe kjo ishte e vërtetë”, kujton Marie.

Një apel në rrjetet sociale për të dërguar me pushime të mbijetuarit e familjes Marie, dhe dy vëllezërit e Milo, Seb e Lucas, ka mbledhur 13 000 pandë në 24 orë.

FOTO GALERI
3/4
Ian e Marie gjate dasmes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA