Ambasadori i prezencës së OSBE në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco ishte sot në Shkodër nga ku tha se për zgjedhjet në vendin tonë është në pritje të raportit përfundimtar nga ODIHR dhe nuk ka pranuar që të bëjë komente për procesin.
Sa i përket klimës politike në Shqipëri, shprehet se “më duket se ka një dozë të shtuar dinamike dhe gjallërie”.
Ju thatë dy gjëra të drejta, që unë kam 6 muaj në Shqipëri dhe që në Shqipëri ka pasur zgjedhje. Vlerësimi i procesit zgjedhore bëhet nga bashkëpunëtorët tonë të ODIHR e cila është zyra jonë për të drejtat e njeriut.
Del Monaco: Tashmë kemi publikuar një raport në shenjë demokracie dhe transparence dhe është i aksesueshëm nga të gjithë në rrjete. Po presim rezultatin përfundimtar, që uroj që shumë shpejt t’i prezantohet publikut dhe autoriteteve shqiptare, nuk kam një datë të saktë.
Shpresoj që të ketë një mirëkuptim racional dhe jam në pritje të raportit përfundimtar nga kolegët e ODIHR para se të bëj komente të arsyeshme.
Si ju duket klima politike në Shqipëri ?
Del Monaco: Më duket se ka një dozë të shtuar dinamike dhe gjallërie.
Top Channel