Zgjerimi i BE-së, Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e Bashkimit
Partia Demokratike ka reaguar pasi PS vendosi të përfshijë Reformën e Re Territoriale në rend dite në punimet e seancës plenare të radhës në Kuvend.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, kreu i grupit parlamentare të PD-së, Gazment Bardhi theksoi se shuarja e 15 bashkive bëhet për shkak të interesit elektorale të Edi Ramës dhe jo për nevojat e qytetarëve.
Reagimi i plotë i Bardhit:
Harta territoriale e PS-së është e paracaktuar, njësoj si tenderat e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Njësoj si biznesi me Ron Jefetin, të cilit Rama i dhuron industrinë e armëve me garanci shtetërore.
Harta territoriale e PS-së i ngjan Vlora Hysenit: ajo fikte radarët për Ergysin e saj dhe të Ramës; kjo shuan nga harta 15 bashki për pushtetin personal të Kryeministrit. Kriteri i kësaj ndarjeje është interesi elektoral i Ramës dhe besnikëria e kryebashkiakëve ndaj tij, jo nevojat e qytetarëve.
Kjo është pyetja që ngre ligji i PS-së: pse interesat e njerëzve të pushtetit gjejnë gjithmonë zgjidhje, ndërsa bashkitë e qytetarëve fshihen?
Top Channel