Tensione me francezët, Australia hedh sytë nga nëndetëset gjermane

27/05/2021 13:17

Marina australiane ka nisur të shohë mundësinë nëse nëndetëset gjermane mund t`i ofrojnë vendit një zëvendësues të mirë të përkohshëm përpara se flota 90 miliardë dollarëshe e projektuar nga francezët të hyjë në shërbim gjatë një dekade.

Departamenti vendasi mbrojtjes po merr ne konsiderate edhe të tjera opsione drastike, përfshirë përmirësimin e shpejte të flotës Collins Class çka do të thotë se punimet e mirëmbajtjes do të kryhen në Adelaide. Mësohet se drejtori i përgjithshëm i marinës për nëndetëset, Commodore Timothy Brown, ka nisur së fundi të shqyrtojë nëndetëset e tipit 214 me shtytje diesel-elektrike të prodhuara nga kompania gjermane TKMS, të cilat përdoren nga disa vende përfshirë Greqinë.

Në 2016-tën, TKMS gjermane konkuroi, por nuk e fitoi dot kontratën e majme për flotën e ardhshme australiane të nëndetëseve, të cilën e mori Naval Group e Francës.

Megjithatë, autoritetet australiane janë tejet të pakënaqura së fundi me kompaninë franceze e cila duket se nuk po respekton afatet, ndërkohë që Australisë i nevojitet një kapacitet i ri nëndetësesh shumë më përpara sesa ato të prodhuara nga francezët të hyjnë në shërbim nga mesi i viteve 2030.

Top Channel