SHBA, arrin në afro 591 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

27/05/2021 01:55

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 590.995, prej të cilëve 298 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 33.167.101, me 22.923 raste në 24 orët e fundit. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me rreth 3,78 milionë raste të konfirmuara dhe 62.986 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 164 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 131 milionë dozën e dytë.

Top Channel