Luanesha ‘adopton’ dhelprën e plagosur, e mbron nga luanët e tufës së vet (fotogaleri)

27/05/2021 21:37

Fotografi Graham Dyer hasi në një skenë të pazakontë në rezervatin natyror të Kalahari në Namibi.

Fillimisht gjithçka ishte normale kur ai pa një tufë me dy luanesha, tre këlyshë dhe një mashkull të vetëm, dhe nisi të bënte foto të tyre.

Por duke i ndjekur drejt pellgut ku familja do të pinte ujë, luanesha dominuese pa një dhelpër të plagosur, në mes të rrugës së dheut.

Dhelpra e vogël nuk lëvizte dot nga vendi për të shpëtuar, por thërriste e fliste me luanët, të cilët nuk dukej se e preferonin si ushqim.

Dy luaneshat ishin më të interesuara për dhelprën dhe u afruan.
Luanesha dominuese nuk e kishte idenë se çfarë të bënte me dhelprën, por diçka ishte e qartë, ajo po tregohej shumë protektive ndaj saj.

Instinkti i nënës dukej se ishte aktivizuar për dhelprën e vogël teksa luanesha shihet që godet një prej luanëve kur iu afrua dhelprës më shumë se ç’duhej.
Kjo shkaktoi një përleshje të vogël mes luanit e luaneshës, teksa të dy nisën të ulërisnin dhe të leshonin putrat ndaj njëri-tjetrit.

Pak më vonë tufa dëgjon një zhurmë që tregonte se mund të kishte ushqim në distancë, kështu që u nisën në atë drejtim.

Ndërsa dhelpra e habitur nuk u dëmtua nga episodi, por u la e qetë në mes të rrugës. Rrjedhimisht dhelpra arriti të ngrihej e të largohej duke çaluar. Dashamirësia e luaneshës ndaj saj duket se lindi thjesht në mënyrë instiktive.

FOTO GALERI
2/13
Teksa familja shkonte te burimi ku do të pinte ujë, luanesha dominuese pa një dhelpër të plagosur, në mes të rrugës së dheut.

Top Channel