Klientja shkon për një sesion në kabinat e solarit, gjen gruan e vdekur në një prej tyre (fotot)

27/05/2021 21:06

Një kliente e shokuar e një salloni solari gjeti një grua të vdekur në një prej kabinave të nxirjes, kur shkoi për një sesion abronxature në Austri.

Klientja bëri zbulimit e vrazhdë të gruas së vdekur 50-vjeçare në një prej platformave të nxirjes në salonin Deutsch Kaltenbrunn, në qytezën e Jennersdorf.

Gruaja e ndjerë kishte shkuar për një sesion në pajisjet automatike rreth orës 2.30 të pasdites dhe u gjet e vdekur rreth orës 4.45, shkruante gazeta vendase Kronen Zeitung.

Klientja që zbuloi trupin, ishte bërë e alarmuar kur pa që kabina ishte në përdorim, por prej saj nuk vinte asnjë zhurmë.

Pasi thirri për ndihmë, ajo dhe një person tjetër hapën me forcë derën e kabinës me një monedhë, ku gjetën trupin e pajetë të gruas.

Shërbimet e emergjencës erdhën me urgjencë në skenë, por gruaja nga Burgenland, nuk mund të shpëtohej. Autopsia kishte treguar se vdekja nuk ishte e dyshimtë.

Por edhe inspektimet në pajisjet e solarit nuk zbuluan asnjë defekt me to.

“Ne i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes,” tha një zëdhënës i qendrës së rrezeve.

Disa muaj më parë edhe në Britani, që e re që priste të martohej humbi ndjenjat e vdiq brenda kabinës së solarit në Manchester.

26 vjeçarja Jenna Vickers, u gjet vetëm kur pergjegjësja hapi me forcë kabinën e solarit dhe u përpoq ta shpëtonte. Gruaja e ndjerë i kishte thënë më herët miqve se po e injektonte veten me një produkt për të shtuar abronxaturën.

FOTO GALERI
3/3
Autopsia kishte treguar se vdekja nuk ishte e dyshimtë. Por edhe inspektimet në pajisjet e solarit nuk zbuluan asnjë defekt me to.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA