Ikonat e Diço Zografit/ “Dyert e bukura” ekspozita me punimet e rralla

27/05/2021 20:22

Në ekspozitë pasqyrohen edhe “Dyert e Bukura” të ikonostasit të kishës së Shën Kollit në Elbasan, si edhe disa objekte prej ari dhe argjendi: një kryq, mbulesa ikonash, kapakë ungjilli etj.

Në muajin e Evropës, ne dëshironim që të kishim njëlloj kombinimi të traditës së pikturës bizantine në Shqipëri dhe të artiti postbizantin si një nga vlerat e cmuara të identitetit tonë sa shqiptar por edhe aq përqasës dhe europia”, tha Dorian Koci.

Ikonografi  Diço Zografi, i cili ka ushtruar aktivitetin e tij në Maqedoni, Bullgari dhe në Serbi. Diço e mësoi artin e ikonografisë prej mësuesve të tij, Mihal dhe Dhimitër Anagnostit gjatë kohës që kanë punuar së bashku në manastirin e Bigorskit.

“Ato  takojnë një pasqyrim sa të artit kanonik bizantin, por aq edhe ndikime të korenteve të ndryshme të artit në Evropë siç mund të ishin në vendet e Evropës së asaj kohe”, tha Koci.

Kisha e Shën Kollit në Elbasan në vitin 1980 u prish nga themelet dhe në truallin e saj u ndërtua një pallat banimi. Kisha është rindërtuar pas viteve 90-të.

Top Channel