Binjaket 19-vjeçare të rrjeteve online, tregojnë anën e errët të famës në industrinë ‘me drita të kuqe’ (fotot)

27/05/2021 19:45

Dy binjake identike indoneziano-australiane, që postojnë video joshëse të vetes në rrjete me pagesë si ‘OnlyFans’, kanë dënuar së fundmi vjedhjen e materialeve të tyre nga piratë të rregullt të rrjetit që shesin e shpërndajnë videot e tyre duke fituar shumë më tepër se vetë ato.

19 vjeçaret Christy e Carly O’Connell, kanë një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale pasi postonin rregullisht në rrjetet TikTok e Instagram qe kur ishin më të reja.

Por kohët e fundit binjaket O’Connell kanë hyrë në industrinë e pamjeve për të rritur duke prodhuar përmbajtje akoma më provokuese.

Motrat thonë se piratët e internetit vjedhin videot e tyre ekskluzive sapo i postojnë në rrjet për t’i shitur në rrjete të tjera, dhe për këtë tani do të veprojnë ligjërisht. “Ka ardhur fundi për ata që vjedhin e shesin videot tona  në Twitter, tani nuk ka më,” shkruante Carly në një prej postimeve.

Ajo shtonte: “Ne kemi avokatë në Indonezi, kemi avokatë dhe këtu [në Australi]. Do të veprojmë sepse videot nuk mund të shiten jashtë [OnlyFans]. Ju mund të burgoseni ose të gjobiteni miliarda [rupi].”

“Këto parashikohen në kushtet e pjesëmarrjes në OnlyFans, nuk mund të shpërndash [përmbajtjen jashtë platformës], nuk mund të fitosh para [me të].’

Binjaket thonë më tej se do të listojnë rrjetet që publikojnë videot e tyre dhe do t’ua dërgojnë autoriteteve.

“Ne fillimisht i linim se na vinte keq, se ata mund të kishin nevojë për para, por ata nuk na respektojnë”, paralajmëronte Carley.

Megjithë karrierën e tyre të pazakontë, binjaket Connell thonë se prindërit e familjarët i mbështesin në personalitetin e tyre të dyfishtë online, shkruan Coconuts Jakarta.

FOTO GALERI
2/5
19 vjeçaret Christy e Carly O'Connell, kanë një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale pasi postonin rregullisht qe kur ishin më të reja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA