Tragjedia e teleferikut në Itali që shkaktoi 14 viktima, arrestohen 3 persona: Kishin dijeni për dështimin e sistemit të frenimit

26/05/2021 14:01

Itali – Tre persona kanë rënë në prangat e policisë për shkak të tragjedisë me teleferik që shkaktoi vdekjen e 14 personave.

Hetuesit thonë se frenat e urgjencës ishin çaktivizuar dhe tre anëtarët e kompanisë ishin të vetëdijshëm. Sipas një zyrtari lokal të transportit, mosfunksionimi i frenave nënkuptonte që teleferiku po udhëtonte me mbi 100 km në orë kur u shkëput kabulli.

Kabina u zhyt 20 metra në brigjet e malit Mottarone pranë Liqenit Maggiore në Italinë veriore. Prokurorët po kryejnë një hetim për vrasje të dyshuar të pavullnetshme dhe neglizhencë mbi incidentin.

Të tre të dyshuarit janë identifikuar si pronari, drejtori dhe shefi i operacioneve të kompanisë që menaxhonte teleferikun.

“Të tre të arrestuarit kishin dijeni për dështimin e sistemit të frenimit emergjent për javë të tëra,” citoi agjencia e lajmeve Efe.

Një zyrtar i tha kanalit televiziv italian “Rai 3” se të dyshuarit kishin pranuar çaktivizimin e frenave të urgjencës pas “keqfunksionimeve në teleferik”, të cilat punëtorët e riparimit kishin qenë në gjendje ta rregullonin.

Top Channel