Top Story/Thyerja e embargos së naftës me Serbinë, ish-prokurori: Biznes i partisë së PD-së

25/05/2021 22:57

Këto zhvillime, kanë ndodhur në një periudhë kur Shqipëria e drejtuar nga presidenti Berisha, theu embargon e naftës dhe lejoi kontrabandën drejt Jugosllavisë, duke u shndërruar në oksigjen për makinerinë vrastare të Sllobodan Milloshevicit.

“Informacioni që Shqipëria thyu enbargon dhe furnizioi me karburant Millosheviçin ka pasur pafund, por jam i sigurtë qe hetime serioze se në çfarë përmasash ishte ky aktivitet dhe kujt i shërbeu në kuptimin e përfitimeve nuk pati në Shqipëri. Dhe kjo është një moment megjithëse duket i lagur në kohë nuk duhet të përjashtohet nga hetimet që janë krijuar nga ngjarjet e fundit”u shpreh Shkëlqim Hajdari, Ish-Kryeprokuror i Apelit

“Bëma më e rëndë që Berisha nuk ka mundur ta justifikojë, është thyerja e embargos me ish Jugosllavinë, në ‘93, ‘94 dhe ‘95 dhe me Jugosllavinë po përplaseshin amerikanët. Ky po kërkon prova, por thyerja e embargos është provë. Ky ishte president, kryeministër, shef i SHIK” u shpreh Fatos Klosi, Ish-shef i SHIK-ut

Vetë Sali Berisha do të deklaronte vite më vonë se kontrabanda e naftës nuk ishte një politikë, por ajo ka ndodhur me mushka nëpër male. Në fakt, kompania që e realizonte atë biznes ishte në pronësi të Partisë Demokratike.

“Ka qënë një kompani Shqiponja, një kompani private që financimet i përdorte për partinë Demokratike. U kthye liqeni i Shkodrës në bazë tranzitimi dmth u ndërtua ekstra bunkere për të mbajtur naftën, çisterna etj. Nga Shqipëria në atë kohë kanë shkuar tonelata karburanti me naft për në Serbi” u shpreh Shkëlqim Hajdari, Ish-Kryeprokuror i Apelit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA