Viti i ri shkollor për nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazet do të nisë më 13 shtator.

Ministria e Arsimit publikoi sot strukturën e vitit shkollor 2021-2022 për sistemin arsimor parauniversitar, ku bëhet me dije po ashtu se viti i ri shkollor do të përfundojë më 8 qershor 2022.

Ndërkohë, provimet kombëtare për arsimin bazë do të zhvillohen në periudhën 9-30 qershor.

Për gjimnazet, provimet e maturës do të zhvillohen në periudhën 2-30 qershor. Edhe në arsimin profesional, shkolla fillon po më 13 shtator.

Nuk dihet ende se si do të procedohet me mësimin, ndërsa akoma vendi ynë është nën efektin e pandemisë.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA