“Pse vaksinoni vetëm bregdetin?”, rebelohen rajonet në Itali

25/05/2021 15:19

Në ishullin italian të Caprit, i njohur si xhevahiri i gjirit të Napolit, janë vaksinuar kundër koronavirusit shumica e banorëve.

Kjo ndezur zilinë e zonave të brendshme turistike të Italisë, ato thonë, se ky është preferim i padrejtë i bregdetit. Gara se kush do jetë i pari për vaksinimin që të tërheqë turistët, i ka zemëruar zonat e tjera turistike që janë ngritur kundër kryetarit të bashkisë së Caprit, Marino Lembo.

Kriza e turizmit në pjesën kontinetale të vendit është serioze. Në parkun e njohur arkeologjik Herculaneum banorët vrasin kohën -dhe presin të të vijnë sërish turistët. Në vitin 2019 erdhën 600.000 vetë, vitin e kaluar të pandemisë vetëm 60.000.Prandaj Francesco Sirano, drejtor i Parkut Arkeologjik e ka varur shpresën tek ardhja e turistëve.

“Shpresoj që ne të gjithë të kthehemi tek ajo jetë që ndoshta nuk do të jetë si ajo më parë, por që vende të tilla si ky të vizitohen sërish. Këto janë të rëndësishme për të gjithë ne, sepse edhe shpirti ka nevojë për ushqim. ” Eculano është i varur ekonomikisht nga kjo pikë arkeologjike. Turistët janë e vetmja rreze shprese.

Nga turizmi ditor kjo qytezë pranë Napolit ia doli me vështirësi që të ofrojë edhe fjetjen -sot ky vend numëron 200 shtretër në hotele, prandaj çdo turist llogaritet. Sipas kryetarit të bashkisë Ciro Buonajuto, ata në Capri kanë halle luksi, kurse në këtë zonë bëhet fjalë për mbijetesë. “Unë nuk mendoj, se do të ishte e drejtë, që të dalin të parat për vaksinim, Capir, Ishia apo Procida, dhe të harrohet Pompeji, Herkulaneumi, Napoli, bregu sorrentin dhe ai i Amalfit. Turizmi do të fillojë të ringjallet sërish, vetë me vaksinimin masiv, jo sepse u vaksinua një ishull”, thotë Ciro Buonajuto.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA