Mburren për drogën, harrojnë kamerën hapur. Banda dënohet me 40 vjet burg

25/05/2021 15:34

Policia nuk mund të kërkonte prova më të mira sesa një rrëfim i vetë trafikantëve i regjistruar në kamera.

Një bandë në Britani u dënua me gjithsej 40 vjet burg për dërgimin e një sasie të konsiderueshme kokaine dhe heroine në Derby nga Nottinghami vitin e kaluar. Grupi kishte rekrutuar për lëvizjet e tij shoferin e taksisë Shahid Iqbal, 41 vjeç, i cili kishte harruar të fikte kamerën e mjetit teksa anëtaret e bandës mburreshin për paratë që kishin fituar nga trafiku i drogës.

Në njërin prej filmimeve shihej dhe vetë Iqbal duke i shpjeguar djemve të rinj se çfarë duhet të bënin saktësisht për të shitur narkotikë, ndërsa nuk mungonin dhe kërcënimet se do të rriheshin paq, nëse nuk mbërrinin në kohë për të marrë drogën. Anëtarët e bandës po kështu u kishin dërguar 8,439 mesazhe telefonike përdoruesve të narkotikëve ku lavdëronin mallin e tyre.

Policia gjeti mjaftueshëm prova brenda taksisë së Iqbal ndërsa filmimet detajonin më së miri edhe marrëveshjet e drogës. 11 anëtarë te bandës përfunduan në pranga. Dënimin më të lartë, me 9 vjet e gjysmë heqje lirie e mori kreu i saj, 25 vjeçari Bright Norman.

 

Top Channel