Masakër në Peru, 14 të vrarë, përfshirë dy fëmijë

25/05/2021 02:57

Militantët e grupit majtist “Shining Path” vranë të paktën 14 persona, përfshirë dy fëmijë, në një rajon të largët të këtij vendi të Amerikës së Jugut, i cili është i njohur për prodhimin e kokainës.

Militantët dogjën trupat e disa viktimave në masën që ato nuk njihen, njoftoi sot ushtria peruane, raporton Reuters. Pamfletet që inkurajojnë peruanët të abstenojnë nga votimi në zgjedhjet presidenciale u gjetën në vendin e masakrës, sipas një deklarate nga forcat e armatosura peruane.

Ushtria i quajti vrasjet një “akt gjenocidi” dhe tha se “Shining Path” më parë i kishte quajtur sulmet e tilla një formë e “spastrimit shoqëror”. Një deklaratë nga forcat e armatosura peruane siguroi qytetarët peruanë se ata do të kishin një “proces të sigurt zgjedhor”.

Masakra ndodhi në rajonin e Vale de los Rios Apurimac, ku 75% e kokainës prodhohet në Peru. “Ndoshta mund të ketë edhe më shumë të vrarë”, tha komandanti i policisë Cesar Cervantes për radio RPP, i cili më parë kishte thënë se të paktën 18 njerëz ishin vrarë.

Top Channel