Makina shtyp një grup këmbësorësh në Kinë, 5 të vdekur

25/05/2021 02:34

Një shofer i një makine goditi një grup këmbësorësh në qytetin kinez Dalian dhe shkaktoi vdekjen e të paktën 5 personave.

Aksidenti ndodhi në një qytet port në gadishullin Liaodong në verilindje të Kinës. Byroja e Sigurisë Publike tha se shoferi i makinës goditi këmbësorët të cilët po kalonin rrugën në qendër të qytetit.

Agjencia kineze e lajmeve Xinhua raportoi se të paktën 5 persona e kanë humbur jetën në aksident ndërsa 5 të tjerë janë lënduar. Policia ka arrestuar shoferin dhe po hetohet për aksidentin.

Kjo nuk është hera e parë që drejtuesit e makinave godasin këmbësorët në rrugët e mbushura me njerëz në Kinë. Autoritetet pretendojnë se problemet psikologjike të shoferëve janë shkaku më i zakonshëm i aksidenteve të tilla.

Top Channel