Konkurs bukurie në Durrës/ Shpallen ‘Miss dhe Mister Durrësi 2021’

25/05/2021 12:29

Pas “Martesës” së Ccehovit, Amfiteatri Antik i Durrësit hapi dyert për spektaklin e bukurisë durrsake.

Dy 16-vjeçarët Kleisa Balliu dhe Orgito Xhemollari u shpallën Miss & Mr. Durrës 2021 gjatë një spektakli që përcolli bukurinë dhe freskinë e moshës, në arenën e gladiatorëve ilirë.

Ky edicion i XIX i garës së bukurisë vjen pas një periudhe të vështirë e të gjatë ku Durrësi vuan ende pasojat e tërmetit dhe pandemisë, po dëshira për rimëkëmbje dhe kthim në normalitet është më e fortë.

Myzejen Konduri, organizatore e spektaklit: Të reflektojmë pas këtij trishtimi e dhembjeje që kaluam nga tërmeti dhe kjo pandemi e gjatë për të kultivuar të gjithë më shumë dashuri dhe mirësi, ndërsa të rinjtë të përpiqen më shumë për të realizuar ëndrrat e tyre.

Numrat e larmishëm artistikë dhe larmia në veshje e koreografi e konkurrentëve dhuruan spektakël që u ndoq me interes nga publiku. Dy fituesit do të përfaqësojnë Durrësin në gara të tjera të bukurisë shqiptare.

Top Channel