Kongo, hapet toka pranë vullkanit, tmerrohen banorët!

25/05/2021 18:15

Dy çarje të mëdha të tokës, në afërsi të vullkanit të shpërthyer këto ditë, tmerruan banorët e qytetit të Gomas në Kongo.

Të çarat e filmuara nga një reporter i AFP-së, zgjaten për qindra metra, dhe në disa vende ato mbërrijnë një gjerësi prej disa centimetrash, duke ofruar për vendasit një pamje të frikshme.

Mijëra vetë u evakuuan një ditë më parë nga shtëpitë e tyre pasi vullkani i malit Nyiragongo shpërtheu gjatë natës, duke mbjellë panik mes banorëve. Llava e tij mbuloi qindra shtëpi, por për fat nuk avancoi më tej.

31 janë deri më tani viktimat e fatkeqësisë. Qyteti gjendet gjendet 10 kilometra nga vullkani dhe ka popullsi prej pothuajse dy milionë banorësh. Për herë të fundit, ky vullkan i konsideruar një ndër më të rrezikshmit në botë, kishte shpërthyer më 2002, duke vrarë 250 persona dhe duke lënë të pastrehë 120 mijë të tjerë.

Top Channel