Indi, 4.454 të vdekur në 24 orët e fundit nga COVID-19

25/05/2021 01:58

Ka tejkaluar mbi 300 mijë numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në Indi e cila është një prej vendeve më të prekura nga pandemia.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me vdekjen e 4.454 personave në 24 orët e fundit, numri i viktimave në vend ka shkuar në 303.720. Me 222.315 raste, numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 26.752.447 dhe në këtë mënyrë në Indi është regjistruar shifra më e ulët e rasteve ditore që nga 15 prilli.

Numri i vdekjeve ditore për herë të parë shkoi mbi 4 mijë më 8 maj, ndërsa me 4.529 jetë të humbura më 19 maj në vend u regjistrua niveli më i lartë i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë. Numri i rasteve ditore të cilët arritën kulmin në vend, që nga 7 maji e deri tani ka hyrë në trendin e rënies. Në 6 ditët e fundit ka rënë nën 300 mijë.

Top Channel