Trump kishte të drejtë? Inteligjenca amerikane zbulon “të pathënat” mbi koronavirusin!

24/05/2021 13:17

Tre shkencëtarë të laboratorit të Virologjisë në Wuhan u sëmurën nëntorin e 2019-tës dhe u desh të shtroheshin në spital, pra, përpara se sëmundja të përhapej në qytetin kinez e më pas, në të gjithë botën tregon një raport i fundit i inteligjencës amerikane, i cituar nga CNN.

Disa të dhëna që detajonte administrate Trump në muajin janar e kishin treguar sëmundjen e hulumtuesve, nuk informacioni i shtrimit të tyre është bërë i ditur vetëm tani. Kina raportoi në OKB se pacienti i parë me simptoma të ngjashme me Covid 19 në vend, u regjistruan në Wuhan në 8 dhjetor 2019.

Fakti që tre shkencëtarët janë sëmurur një muaj përpara kësaj date mund të nxisë debate të reja lidhur me origjinën e Sars Cov 2, për të cilin Trump këmbëngul se ka dalë nga laboratori i patogjenëve të rrezikshëm. Ideja se virusi mund të ketë dalë aksidentalisht nga Instituti i Wuhanit ka qarkulluar prej kohësh.

Edhe pse ajo u rrëzua nga ekipi i OKB-së që u dërgua në Kinë te hetonte origjinën e sëmundjes, verifikimet e tij u kritikuan ashpër nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe qeveri te tjera të cilat cituan “qasjen e kufizuar ndaj kampioneve dhe të dhënave të plota e origjinale” mbi Covid 19. Organizata u akuzua gjithashtu se kishte qenë shumë e butë me Kinën gjatë studimit, i cili pati për bashkëautorë 17 shkencëtarë kinezë, disa prej të cilëve vinin nga institucione shtetërore.

Top Channel