Çudia e radhës në Spanjë: Trupi i pajetë i 39-vjeçarit gjendet brenda statujës së qytetit

24/05/2021 16:15

Policia spanjolle po investigon vdekjen e një burri, 39 vjeç, që u gjet brenda një statuje dinosauri.

Të shtunën, dy qytetarë, atë e bir, ndjenë një aromë të çuditshme, pranë statujës ‘papier-mâché’, në Santa Coloma de Gramenet, në periferi të Barcelonës. Burri dalloi përmes një të çare në këmbën e statujës kufomën.

Më pas, lajmëruan autoritetet vendase.
Familjarët e të ndjerit kishin raportuar zhdukjen e tij. Grupet hetimore mbërritën në vendngjarje, ndërkohë që zjarrfikësit prenë këmbën e dinosaurit për të nxjerrë jashtë trupin e pajetë.

Policia ende nuk ka dhënë detaje për mënyrën si u vendos kufoma brenda statujës.
Ndërkohë që pritet autopsia, për të zbuluar shkakun e vdekjes të personit, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.
Sipas mediave lokale, 39-vjeçarit mund ti ketë rënë celulari brenda statujës dhe në përpjekje për ta marrë është rrëzuar dhe vetë, duke mbetur i bllokuar me kokë poshtë, pa pasur mundësi të kërkojë ndihmë.

Statuja dekorative është hequr nga vendi i saj jashtë Ndërtesës Kubike të qytetit, ku ishte përdorur për të reklamuar një kinema të vjetër, raporton BBC.

Top Channel