Bjellorusia “rrëmben” avionin civil, BE dhe SHBA gati sanksionet 

24/05/2021 14:48

Vendet perëndimore shprehën indinjatën e tyre të thellë ndaj ndryshimit të detyruar të kursit nga ana e Bjellorusisë të një avionic në të cilin udhëtonte një student dissident.

Bashkimi Europian e përshkroi këtë praktikisht si një “grabitje”, ndërsa Shtetet e Bashkuara folën për një akt shokues. Avioni po përgatitet të ulej në Vilnius të Lituanisë, kur papritur ndryshoi drejtim drejt Minskut gjoja për shkak të një lajmërimi për bombë në bord. E gjithë kjo uj bë në fakt për të arrestuar gazetarin dhe aktivistin bjellorus Roman Protasevich.

26 vjeçari ishte nisur me avionin e Ryanair nga Athina. Dëshmitarët thonë se ai dukej i tmerruar dhe thoshte se në vendin e vet e priste dënimi me vdekje.  edhe Londra zyrtare po koordinon veprimet e saj me aleatët lidhur me qëndrimin që do të mbajnë, por ministri i jashtëm britanik Dominic Raab e bëri të qartë se do të ketë pasoja serioze për “veprimin e mistershëm” që ndërmori Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko.

“Mbretëria e Bashkuar është e alarmuar nga njoftimet për arrestimin e gazetarit të televizionit NEXTA Live, Roman Protasevich dhe rrethanat që çuan në uljen e detyruar të avionit në Minsk”, shkroi ai në Twitter. Protasevich, administrator i rëndësishëm i kanalit Telegram NEXTA Live, i cili ka mbuluar protestat që shpërthyen në Bjellorusi pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale gushtin e kaluar, u mor nga policia menjëherë pasi avioni u ul në kryeqytetin bjellorus. Në bordin e tij nuk u gjet asnjë bombë.

Top Channel