Të shtëna me armë në Minneapolis, 2 të vdekur dhe 8 të plagosus

23/05/2021 02:34

Nga të shtënat në qendër të Minneapolis-it në SHBA kanë mbetur të vrarë dy persona dhe janë plagosur tetë të tjerë, njoftoi policia, transmeton.

Në mesin e dhjetë personave të qëlluar ishin pesë burra dhe pesë gra, njoftoi departamenti i policisë në një seri postimesh në Twitter.

Dy nga burrat vdiqën dhe një tjetër është në gjendje kritike në spital, sipas policisë. Shtatë personat e tjerë të plagosur kanë pësuar lëndime që nuk konsiderohen rrezik për jetën. Nuk është njoftuar për ndonjë të arrestuar deri më tani.

Zëdhënësi i policisë John Elder tha se të shtënat me armë u shkaktuan nga dy burra në turmë që u futën në një grindje, nxorën armët dhe filluan të shtënat, njoftoi KMSP-TV.

Top Channel