28/12 13:34
Për të dytën ditë me radhë, në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në 24 orët e fundit janë regjistruar 31 raste të reja me Covid-19.
Shifrat e rasteve të reja dalin pas testimit të 3.012 mostrave. Nga kjo shifër, del se një për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë me sëmundjen COVID-19.
Gjatë 24 orëve janë shëruar 95 qytetarë, njoftoi IKSHPK-ja. Që prej paraqitjes së rasteve të para me koronavirus, në mars të vitit 2020, Kosova ka regjistruar në total 107.244 raste me COVID-19.
2.239 persona kanë humbur jetën që prej fillimit të pandemisë, ndërkaq, 101.374 pacientë janë shëruar.
Top Channel