Lufta e Italisë me pandeminë e COVID-199, vaksinohen 30 milionë njerëz – 10 milionë prej tyre kanë marrë dy dozat

23/05/2021 08:34

Në Itali deri më tani janë përdorur 30 milionë doza të vaksinave kundër COVID-19, kurse 10 milionë italianë kanë marrë të dy dozat, thuhet në dokumentet zyrtare të qeverisë në Romë, ku theksohet që dy të tretat janë përdorur për qytetarët mbi 60 vjet.

Në fillim të vitit të kaluar, Italia është gjendur në grupin e vendeve evropiane që janë goditur më së rëndi nga pandemia me 125.153 të vdekur, menjëherë pas Britanisë e Madhe me rreth 128 mijë raste të konfirmuara të vdekjeve, transmeton Telegrafi.

Nga 26 prilli i këtij viti, në Itali janë duke u zbutur me kujdes masat kufizuese, kështu vizitat nëpër bare dhe restorante tani po lejohen vetëm në ambiente të mbyllura – në oborre dhe tarraca. /Telegrafi/

Top Channel