Llava mbërrin në qytet/ Mijëra vetë largohen për t’i shpëtuar vullkanit në Kongo

23/05/2021 11:16

Llava flakëruese, që doli nga një vullkan që shpërtheu në Republikën Demokratike të Kongos të Dielën, duket se është ndalur, pasi arriti në periferi të qytetit të Gomas, sipas një korrespondenti të AFP në vendngjarje.

Mijëra njerëz u larguan kur mali Nyiragongo shpërtheu gjatë natës duke përçuar masën përvëluese në një shteg për në qytetin lindor.

Zyrtarët thanë se lava kishte arritur deri në aeroportin e qytetit Goma – e vendosur në periferi të metropolit në brigjet e liqenit Kivu – megjithëse banorët thanë se ajo ishte ndalur në buzë të objektit.

Ndërkohë shumë dridhje toke janë ndjerë në Goma në mëngjes herët.

Një banor i zonës i shqetësuar tha se: “Njerëzit kanë filluar të kthehen në shtëpitë e tyre. Situata duket se është qetësuar për momentin. Autoritetet ende nuk kanë bërë ndonjë njoftim zyrtar,” .

Hera e fundit që Nyiragongo shpërtheu ishte 17 janar i 2002, duke vrarë më shumë se njëqind njerëz dhe duke mbuluar pothuajse të gjithë pjesën lindore të Gomas me lavë.

Top Channel