 Ambasada bën bashkë bizneset shqiptare në Kosovë, synohet rrjetëzimi dhe bashkëpunimi mes tyre
																		
					
					
					
						Ambasada bën bashkë bizneset shqiptare në Kosovë, synohet rrjetëzimi dhe bashkëpunimi mes tyre						Për shumë vjet dhuna fizike nuk mjaftoi për 38 vjeçaren me inicialet H.F(emër i njohur për redaksinë), që të ndahej nga bashkëshorti. Por, dhuna seksuale e ushtruar ndaj saj e në fund edhe ndaj vajzës së tyre 9 vjeçe, bëri që 38 vjeçarja nga Mitrovica të merrte vendimin për t’u ndarë nga bashkëshorti.
38-vjeçarja: Çikës dojke me ja dhanë… Aty më ka plas zemra edhe kom thanë dy ditë nuk jetoj me të.
Sa vjet është çika?
38-vjeçarja: Çika i ka pas 9 vjeç atëherë tash 9 vjeç e gjysmë.Ata kanë bërtit o mam çka oshtë kjo, oj mam çka po na qetë kështu.
E nga i gjithë ky tmerr, atë, vajzën 9 vjeçe dhe djalin 11 vjeç, i shpëtuan fqinjët të cilët kishin dëgjuar britmat e tyre.
38-vjeçarja: Kanë dëgju shumë zhurm atë ditë, edhe e kanë lajmëruar policinë. Aty më kanë thanë duhet me u kthye edhe me u pajtu, por unë kom thanë kurrë, kurrë nuk pajtona. Jemi shku në shtëpi strehimore, aty kom vendos.
Sipas të dhënave të autoriteteve në gjashtë vjetët e fundit janë raportuar 225 raste për dhunën seksuale. Numri më i madh është paraqitur në vitin 2020 me 58 raste, i cili shënon edhe rekordin e dhunës fizike, psikike me 2069 raste të raportuara.
Në organizatën “Nëna dhe Fëmijë të Lumtur”, thonë se institucionet nuk kanë bërë mjaftueshëm në mbrojtjen e grave, viktima të dhunës në familje.
Top Channel