Gillian Anderson rrëfen jetën, seksualitetin dhe rolet e saj: Personi që e konsideroj partnerin tim të jetës është mashkull, por do të ndihesha njësoj nëse do të ishte grua Spanja mendoi se do të merrte frymë lirisht pas zgjedhjes së politikanit të moderuar Pere Aragonés si presidenti i ri rajonal i Katalonjës, por nuk qe e thënë.
Me t’u konfirmuar në pozicionin e tij, 38-vjeçari i premtoi lëvizjes pro-pavarësisë se do të kërkojë mbajtjen e një referendumi të ri për shkëputje, lëvizje kjo të cilës qeveria spanjolle i kundërvihet egërsisht.
“Ne do të punojmë për rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike të vendit dhe do të vazhdojmë luftën për aministi dhe vetëvendosje”, u shpreh ai në parlamentin rajonal, duke theksuar se do të ndjekë paralelisht betejën kundër Covid 19 dhe kapërcimin e krizës së shkaktuar nga pandemia, dhe nga ana tjetër avancimin e idesë së një republike katalanase. Ish president ii katalonjës, Carles Puigdemont, vazhdon të qëndrojë në mërgim në Belgjikë s ii arratisur i drejtësisë spanjolle. Puigdemont shpalli pavarësinë e rajonit pas një referendumi në 2017, i cili u konsiderua i paligjshëm nga Madridi zyrtar. në 2019-tën, Gjykata e Lartë në Spanjë dënoi 9 liderë separatist katalanas për kryengritje, mosbindje e disa edhe për shpërdorim të fondeve publike, e gjithë kjo për shkak të rolit të tyre në referendumin e ndaluar të pavarësisë të 1 tetorit 2017, si dhe të vendimit që pasoi për pavarësi të qeverisë rajonale në Barcelonë.
Top Channel