BE: Vetëm një zgjidhje politike mund t’i japë fund konfliktit Palestinë-Izrael

22/05/2021 01:56

Bashkimi Evropian (BE), duke deklaruar se janë të kënaqur me armëpushimin midis Hamas-it dhe Izraelit, theksoi se konflikti Izrael-Palestinë mund të përfundojë vetëm me një zgjidhje politike.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, u ka kërkuar palëve të forcojnë armëpushimin dhe të sigurojnë stabilitet afatgjatë. “Vetëm një zgjidhje politike mund t’i sjellë paqe dhe siguri kujtdo”, tha Von der Leyen në mesazhin e saj në mediat sociale.

Në deklaratën e tij mbi armëpushimin, Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, deklaroi se ai e mirëpriti “marrëveshjen për t’i dhënë fund dhunës në Gaza dhe rreth saj” dhe vlerësoi përpjekjet e Egjiptit, Katarit, OKB-së dhe SHBA-së për armëpushimin.

Duke theksuar se ata pendohen për humbjen e jetës në 11 ditët e fundit, Borrell tha, “BE ka përsëritur gjithmonë se situata në Rripin e Gazës nuk është e qëndrueshme. Vetëm zgjidhja politike do t’i japë fund problemit Palestinë-Izrael dhe do të sjellë paqe të qëndrueshme. BE është e gatshme të mbështesë autoritetet izraelite dhe palestineze në këto përpjekje. Për këtë qëllim, ajo do të rinovojë kontaktet me partnerët kryesorë ndërkombëtarë, duke përfshirë SHBA-në dhe Kuartetin e Lindjes së Mesme të ringjallur dhe partnerë të tjerë në rajon”.

Top Channel