Pasuesi i mundshëm Dalai Lama, paditet nga ish-murgesha për pensionin e fëmijës (fotot)

21/05/2021 21:26

Trashëgimtari i mundshëm i Dalai Lama është paditur për dietat e fëmijës dhe të gruas, nga një ish-murgeshë që pretendon se kanë pasur një lidhje “si martesë”.

Vikki Hui Xin Han thotë se është takuar vetëm katër herë me Ogyen Trinley Dorje. Ky i fundit njihet nga miliona ndjekës të tij si Shkëlqesia e Tij,  Gyalwang Karmapa i 17-të, ose thjesht si Karmapa Lama.

Por megjithë këtë, një gjykatë në British Columbia, Kanada, ka pranuar padinë e gruas për të kërkuar mbështetje financiare nga Dorje për vete dhe fëmijën e saj.

Han, e cila asokohe ishte duke studiuar për t’u bërë murgeshë budiste, thotë se mbeti shtatzënë kur Dorje vizitoi një manastir në New York në 2017.

Ajo thotë se kishin pasur një marrëdhënie ‘të afërt dashurie’ dhe më pas kishin qëndruar në kontakt me anë të teksteve e telefonatave. Ajo pranon se Dorje i ka dhënë deri tani rreth $700,000.

Por Karmapa Lama mohon se ka pasur një marrëdhënie romantike me Han, duke thënë se çdo mbështetje financiare apo emocionale që i ka dhënë ishte për “të mirën e fëmijës, për të cilën ajo i kishte thënë se ishte bija e tij.

Në fenë budiste seksi në manastir konsiderohet shkelje serioze.

Fillimisht Han kishte paditur për pensionin e fëmijës por më tej modifikoi padinë e saj për të kërkuar dhe mbështetjen financiare martesore për veten. Rasti shënon një precedent të ri sa i përket mbështetjes financiare për një lidhje të fshehtë romatike.

Dorje konsiderohet si pasuesi i Dalai Lama, lideri i murgjve budistë tibetianë. Ai është njohur si mishërimi i Karmapa Lama kur u gjet nga një skuadër kërkimesh në 1992 në moshën shtatë-vjeçare.

Historia e tij ishte në faqet ndërkombëtare në 1999 kur ai u arratis nga Tibeti për t’u vendosur në Indi, çka shkaktoi kontradikta me dy superfuqive.

FOTO GALERI
2/4
Ajo pranon se Dorje i ka dhënë deri tani rreth $700,000.

Top Channel