‘Hiqi rrobat’/ Lady Gaga kujton përdhunimin nga producenti muzikor që e flaku në rrugë kur mbeti shtatzënë (fotot)

21/05/2021 16:01

Këngëtarja e njohur amerikane Lady Gaga ka përmendur sërish së fundmi historinë e saj të përdhunimit në fillim të karrierës muzikore nga një ekzekutiv i industrisë, duke dhënë më shumë detaje sesi producenti muzikor e sulmoi seksualisht në moshën 19-vjeçare, dhe e “flaku tej” kur kishte mbetur shtatzënë.

Këngetarja tashmë 35 vjeçare foli për eventin traumatik në programin e ri social me Princ Harry e Oprah Winfrey.

Gaga, emri i vërtetë i të cilës është Stefani Germanotta, kujtonte: “Isha 19 vjeçe, nisë të punoj në këtë biznes dhe producenti më tha ‘Hiqi rrobat’”.

“Unë i thashë ‘jo’, por ai më tha se nëse nuk e bëj do të flakte të gjithë muzikën time në mbeturina. Ata nuk ndalonin duke e kërkuar dhe unë ngriva … më pas nuk mbaj mend”, kujton Gaga eksperiencën e saj.

Lady Gaga, nuk e ka përmendur ende emrin e producentit abuzues prej frikës së përballjes me të. Ajo shton se gjatë sulmit seksual kishte humbur ndjenjat dhe se kishte qenë e sëmurë fizikisht për një periudhë të zgjatur teksa përballonte dhimbjen fizike e psikologjike.

“Isha e sëmurë për javë të tëra dhe më pas kuptova se ishte e njëjta dhimbje kur një person që më përdhunoi më lëshoi në një cep sepse kisha mbetur shtatzënë”.

Ajo thotë se kaloi periudhën e vështirë të dhimbjes në shtëpinë e prindërve, ndërsa shenjat psikologjike dhe emocionale mbeten të gjalla edhe sot.

Ajo vazhdon më tej: “Disa vjet më vonë shkova në spital dhe kur më sollën një psikiatër unë u përgjigja: ‘Më sillni një doktor të vërtetë, unë nuk ndjej trupin tim’”.

“Pata një krizë psikotike, për gati dy vjet. Tani çdo dhimbje e ndjej si dhimbja e pas-përdhunimit, nuk jam më i njëjti person. Ulërija dhe e përplasja veten te muri, nuk preferoja ta prisja veten. Bëra disa kontrolle mjekësore më pas por doktorët nuk zbuluan asgjë, gjithsesi trupi im e mban mend”, thotë Gaga mes të tjerash.

FOTO GALERI
2/7
Producenti muzikor e sulmoi seksualisht në moshën 19-vjeçare, dhe e “flaku tej” kur kishte mbetur shtatzënë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA