Dy persona janë arrestuar sot pasi një flamur izraelit i modifikuar me një kryq të thyer nazist, ishte vendosur në një universitet në Londër.
Policia e rajonit Surrey Police tha se po hetonte incidentin në universitetin Royal Holloway, ku kishte pasur një numër raportimesh për krime urrejtjeje, pas valës së fundit të bombardimeve të Izraelit ndaj qyteteve në Palestinë.
Në rastin më të rëndë, raportohej për flamurin izraelit të modifikuar me një kryq të thyer nazist në mes, që ishte varur në librarinë e universitetit.
Policia konformoi se një djalë 21-vjeçar vendas dhe një vajzë 19-vjeçare ishin arrestuar dhe liruar me kusht, ndërsa hetimet vazhdojnë.
Një seri reagimesh të të gjitha opinioneve janë shkaktuar në botë gjatë konfliktit të rëndë të Lindjes së Mesme në të cilin ka nisur armëpushimi pas vrasjes së 220 palestinezëve dhe dhjetë izraelitëve në tetë ditë bombardime të Izraelit në Gaza dhe lëshime raketore nga Hamas.
Ne nje deklarate universiteti shkruante: “Opozicioni ndaj qeverisë së Izraelit nuk justifikon paragjykimin dhe anti-semitizmin, ashtu si dhe dhuna islamofobe nuk justifikohet me islamofobinë”.
“Royal Holloway ka një reputacion si një universitet liberal, mirëpritës e me diversitet, por këto imazhe i bëjnë studentët hebrej të mos ndjehen të mirëpritur”.
Top Channel