U shpall ‘i padëshiruar’ nga SHBA/ Ngjela: Provat do dalin. Proces historik për një ish president që ka pasur afekt ndërkombëtar

20/05/2021 22:29

Jursti Spartak Ngjela, i ftuar në “Open” ditën e sotme foli për vendimin e Berishës, i cili në konferencën për shtyp të dhënë ditën e sotme tha se nuk do të dorëzojë mandatin e deputetit dhe kësisoj nuk do të distancohet nga Partia Demokratike.

Marrëdhënia e Sali Berishës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë shumë e luhatshme dhe ka njohur kontraste shumë të forta, dhe për këtë arsye Ngjela thotë se ky  proces është historik për një ish president që ka pasur afekt ndërkombëtar.

Ngjela komentoi edhe deklaratën që kryedemokrati Basha bëri në lidhje me vendimin e SHBA-së për të shpallur “non grata” ish kryeministrin Berisha.

Ngjela: Nuk janë të barabartë me Bashën. Basha pavarësisht se nuk e shprehu, dha të kuptonte që ai është në një proces dhe është i pafajshëm. Ai tha që në parti nuk prish marrëdhëniet por pres procesin. Kjo tregon se Berisha nuk është i sigurt. Ky është kryetar partie dhe do leri një portë për të shpëtuar partinë e tij nëse del ndryshe historia. Atë e prisja dhe shumë mirë e ka bërë, edhe pse kanë apo s’kanë marrëveshje. Si do precipitojnë ngjarjet, varet nga karakteri mbrojtës që do dijë të bëjë Berisha. Nuk e ka të lehtë mbrojtjen, nuk mundet dot të flas politika e lartë amerikane për një proces historik pa prova, kjo nuk do të thotë që nuk është e kundërta. Deri më tani nuk ka ndodhur. Është moment historik. Basha tha vet që do pres, i tha popullit që ai ka punën e vet, partia ka punën e vet, Saliu ka rrugën e vet për të fituar pafajësinë e tij.

Eni Vasili: Berisha duhet të distancohej nga PD?

Ngjela: Ashtu do pranonte fajësinë! Nuk ishte shumë i vendosur, ai tha unë do bëj mbrojtjen time. Në momentin që do dalin provat, se ato do dalin, se i kërkoi Berisha. Është proces historik, se cila gjykatë do ti marri provat është çështje tjetër. Provat do dalin sepse është proces historik për një ish president që ka pasur afekt ndërkombëtar! Ne nuk i dimë provat, por jam i sigurt që ata nuk gënjejnë. Pa një gjykatë provat rrojnë kot.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA