Izraeli refuzon thirrjen e Biden për armëpushim, bombardon Palestinën e publikon hartën e tuneleve / Palët presin që luftimet të ndalojnë nesër (fotot)

20/05/2021 15:46

Izraeli ka refuzuar thirrjen e presidentit amerikan Joe Biden për armëpushim teksa ka goditur sot objektivat e Hamas në Rripin e Gazës, megjithë pretendimet e të dyja palëve se luftimet mund të marrin fund nesër.

Shpërthimet tronditën qytetin e Gazas mëngjesin e sotëm ku plasjet ne ngjyrë portokalli ndiznin qiellin e erret, si në Gaza ashtu dhe në qytetin qendror të Deir al-Balah dhe atë jugor të Khan Younis.

Pas agimit rezidentët dolën për të shikuar shtëpitë e shkatërruara të të paktën pesë familjeve në Khan Younis. Sulme të rënda ajrore kishte dhe në rrugën tregtare al-Saftawi, në qendër të Gaza.

Izraeli publikoi një hartë të atyre që quante  “metroja e Hamas” duke thënë se janë dhjetra kilometra tunelesh të nëndheshme që janë shkatërruar nga bombardimet.

Zhvillimet vijnë pasi presidenti Biden ashpërsoi dje tonet duke paralajmëruar Benjamin Netanyahu se SHBA “pret ulje të konsiderueshme të luftimeve, drejt rrugës së armëpushimit”.

Gjatë vizitës në një bazë ushtarake ne jug, Netanyahu tha se vlerësonte “mbështetjen e presidentit amerikan” por tha se Izraeli do të kërkojnë “kthimin e qetësisë e sigurisë për qytetarët e tij”.

Mëngjesin e sotëm Izraeli nisi bombardime të reja ku të paktën një person u vra dhe numri i viktimave palestineze arriti në 227 prej nisjes së sulmeve, duke përfshirë 64 fëmijë, 38 gra, si dhe 1,620 të plagosur.

Ndërsa Hamas ka lëshuar qindra raketa drejt zonave izraelite po shumica e tyre nuk kanë arritur në objektiv ose janë interceptuar nga sistemi mbrojtës raketor izraelit.

Zyrtarët e përfshirë në bisedimet e paqes kanë thënë për mediat se ndërmjetësit egjiptianë kanë avancuar në bisedimet e tyre, ndërsa burime izraelite kanë thënë se objektivat e fushatës së tyre ushtarake janë tashmë thuajse të realizuara.

Kreu politik i Hamas, Mousa Mohammed Abu Marzook tha mbrëmë se besonte se një armëpushim mudn të arrihet mbrëmjen e të enjtes.

FOTO GALERI
2/19
Të afërm të 11-vjeçares Deema Asaliyeh, të vrarë nga sulmet ajrore izraelite, mbajnë zi në funeralin e saj në kampin e refugjatëve Beit Lahia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA